Demalia: Veliaj e Balla marrin 1300 dollarë, por shpenzojnë 5000 në 2-3 ditë, pse nuk heton SPAK?
Publicisti Ilir Demalia, është shprehur se Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund të përcaktojë se kush është kriminel dhe kujt i shërben drogës.
Ky reagim i Demaliajt erdhi teksa komentoi reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i cili ofendoi gazetarit e Ora News, Isa Myzyraj në një aktivitet të mbjelljes së pemëve, ku ky i fundit nuk u lejua që të merrte pjesë.
Demalia në një intervistë për Ora News, u shpreh se deputeti i PS Taulant Balla dhe Erion Veliaj, harxhojnë mbi 5 mijë euro për tre ditë në Londër, ndërkohë që marrin rrogë 1300 dollarë, ndërsa shton se SPAK duhet të fillojë hetimet se nga i marrin paratë.
Ilir Demalia: Kush është ky njeri që përcakton se kush është trafikant droge, kush është kriminel, dhe kujt i shërben krimit. As prokurori nuk ka të drejtë, sepse në shtetin e së drejtës nuk je fajtor deri në momentin që ke prova. Edhe Ylli Ndroqi është një njeri i lirë, dhe të vërtetojnë krimin. Po jo kështu, dalin këto me arrogancën. Këto me Taualant Balla, Erion Veliaj, dhe dy të PD dhe të tjerë e të tjerë që kishin ardhur, me ca të fortë me vete, me ca fytyra kriminelësh, që shëtisnin nëpër Londër duke bërë shopping dhe duke parë ndeshjen që mund të kenë shpenzuar për dy tre ditë një 5 mijë dollarëshe minimumi për njeriun, dhe marrin një rrogë 1300 dollarë.
A nuk duhet të jetë i pari që SPAK duhet të filloj hetimet? Këta nuk shohin vetëm një ndeshje por shkojnë në çdo ndeshje, pa fut këtu turizmit, pushimet, shpenzimet për familjet dhe pastaj dalin me aksesorë dhe veshjet që i kushtojnë sa për 5 familje ndihmë sociale për një vit dhe dalin e preken për vrasjen e 8 vjeçarit.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.
