Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë. S'kishte probleme

Një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur në mënyrë misterioze. Sherif Mukaj, banor i fshatit Starje të bashkisë Kolonjë është parë për herë të fundit më datë 1 nëntor dhe prej asaj dite për fatin e tij nuk dihet asgjë. I ati i 28-vjeçarit, Qerim Mukaj ka treguar se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehet se nuk kishte probleme financiare dhe nga komunikimi që kishin pasur nuk kishte vënë re asnjë shqetësim.  Qerim Mukaj i kërkon Prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij. Kontakti i fundit që ka pasur 28-vjeçari me familjarët e tij ka qenë më 1 nëntor dhe babai i tij tregon se askush nuk është përgjigjur më në telefon.

Babai: Kontakti i fundit ka qenë në datën 1 nëntor, të hënën pastaj më s'kemi komunikuar. Në datën 5 i ka vajtur një herë zilja dhe s'është hapur telefoni tani i bëj thirrje Prokurorisë të hapë sa më shpejt telefonat. Nuk kam vërë re asnjë lloj shqetësimi, nuk ka patur asnjë lloj shqetësimi.

I kam rënë gjithmonë telefonit, telefoni nuk hapet del i mbyllur. Vetëm ditën e pestë i ka vajtur zilja por nuk është hapur dhe më që atë ditë s'ka më komunikim.

Zoti Mukaj tregoi se personat e fundit që ka parë 28-vjeçari kanë qenë dy shokë nga fshati.

Babai: Personat e fundit këta djemtë i kanë thirrur këtu ka qenë dhe një shok nga Starja, dy djem nga Starja kanë qenë. Është ngjitur në shtëpi më s'kanë pasur komunikim. I kemi pyetur, s'dimë gjë thonë pimë kafe këtu, iku në shtëpii dhe kaq thonë ata më s'kanë patur komunikim.

Më tej ai shprehet se policia nuk e ka kontrolluar makinën e të riut, por në makinë nuk ka asgjë.

Babai: Makinën s'e ka kontrolluar policia se s'kishte ndjekje, ne makinë s'ka asnjë gjë. Sendet e tij i ka të gjitha në shtëpi, me kartë me telefonin e mirë vetëm një telefon të vogël ka marrë me vete edhe numrin që kishte numër tjetër s'ka. Atë numër që mbante atë ka me vete. Telefonin se di a e kanë kontrolluar s'më kanë thënë gjë telefoni është dorëzuar, se çfarë është bërë nuk dimë gjë. Unë dua sa më parë të hapet telefoni të marrim vesh diçka kaq duam.

Rasti është denoncuar nga familjarët në datën 9 nëntor kur familjarët e tij janë ktheyr nga Amerika, pasi jetojnë në Miçigan.

Babai: Në datën 9 siç kam ardhur që andej direkt kam vajtur në degë. Vetëm sa më shpejt të hapet telefoni se gjë tjetër s dimë çfarë të themi. Po me ketë po,  jashtë nuk ka, në Greqi nuk ka me çfarë kanë pyetur këta nuk ka. Unë jetoj në Amerikë në Miçigan kam ardhur apostafat për ketë punë. Kam dy fëmijë çupën e kam andej, djali jetonte vetëm në shtëpi. Nuk ka patur shqetësim dhe këta që kemi pyetur, me këta djemtë rrinte me tërë gjakun tonë që lidhemi s'kishte ndonjë shqetësim ndonjë gjë vinte punonte. Sot po bën 18 ditë që s'kemi asnjë lloj komunikimi. Telefonin që ka me vete i kemi rënë, por nuk hapet telefoni. I hodhëm edhe lekë numrit se mos kush e di i kanë mbaruar lekët asnjë lloj komunikimi. Djali punonte kur gjente punë këtu. Sipas rastit kur gjente punë punonte. S'ishte njeri që mos punonte, i pa ngatërruar as me shere as me borxhe se pyeta. Kudo që kam pyetur më thonë s'ka djalë me i mirë më i rregullt na bën përshtypje si mund të jetë ngatërruar ai njeri si ka ndodhur kjo gjë.

Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të
Sherif Mukaj, 28-vjeçari i zhdukur

I pyetur nëse dyshon se ka njerëz të tjerë të përfshirë në zhdukjen e tij babai tha se nuk mund të përgjigjet pasi nuk jeton këtu dhe nuk di çfarë të thotë për këtë.

Babai: Se them dot se nuk e di, se po të jetoja këtu mund të thosha diçka tjetër por këtë se di se them dot.

Ndërkohë Arben Sinani, daja i 28-vjeçarit ka thënë se ka pasur komunikim të shpeshtë me nipin e tij dhe 28-vjeçari i ka thënë se nuk ka pasur nevojë për asgjë dhe s'ka pasur shqetësime.

Daja: Më ka humbur nipi, dhe për këtë unë dua të hapen sa më parë tabulatet se në datën 5 i kam bërë 4 herë telefonatë, ka vajtur zilja dhe telefoni nuk është hapur. Prandaj kam ardhur nga fshati në Ersekë, kemi bërë denoncim me kunatin. Dua të hapen tabulatet, ta dimë ku është nipi. Policia thotë jemi vënë në kërkim, ne duam sa më parë të zbardhet kjo punë, ku po e kërkojnë?

Pothuajse një ditë po, një ditë jo kam folur me nipin, s'ka patur shqetësimin më të vogël, thoshte që skam nevojë për asgjë. Prandaj duam sa më parë të zbardhen tabulatet. Prokurori të mos e lerë në heshtje. Shokët e nipit i kanë thirrur të gjithë në polici, thonë nuk dimë gjë. Ai s'është zog të fluturojë.

Policia mësohet ka kryer kontrolle dhe po bën verifikime për rastin, por deri më tani burimet thonë se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 28 vjeçarit. Si ndihmë për hetimin, grupi hetimor ka në dorë edhe telefonin e të riut, i cili do t'i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar personat e fundit me të cilët ai ka kontaktuar dhe nëse ka marrë kërcënime.