Merr flakë aspiratori në spitalin e Vlorës, mbushet me tym Reparti i Kirurgjisë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2021, 14:01
Një zarr është shfaqur në spitalin e Vlorës në orët e pasdites së sotme pas një defekti elektrik.
Mësohet se një aspirator ka marrë flakë duke mbushur me tym gjithë Repartin e Kirurgjisë.
"Dëmet materiale në tubat e aspirimit janë të mëdha", raporton gazetari i Ora News.
"Më datë 19.11.2021, rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit" njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.