Kantieri i Bashkisë rrezikon nxënësit, fëmijët e shkollës “Ardian Klosi” në rrezik nga shembja e gurëve

Kantieri i rindërtimit i hapur nga Bashkia e Tiranës po rrezikon jetën e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi” në kryeqytet. Ngjitur me institucionin arsimor është krijuar një pirg i madh dherash, gurësh dhe materialesh ndërtimore të hedhura në zonë nga mjetet e tonazhit të lartë. Kjo situatë vazhdon prej javësh ndërsa grumbulli i inerteve që rrezikon shembjen nuk është i pajisur me asnjë barrierë mbrojtëse.

Pranë godinës së shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi” është heshur  një pirg i madh dheu, gurësh dhe materialesh ndërtimore.

Mjetet e tonazhit të lartë çdo ditë depozitojnë materiale inerte e dhe ndërkohë që mungesa e një rrethimi mbrojtës ka shtuar rrezikun dhe frikën për lëvizjen e fëmijëve dhe nxënësve.

"Është shumë e tmerrshme, kam frikë se mund të më bjerë ndonjë gur në kokë."

Ndotja e madhe dhe prania e pluhrit kanë nxitur edhe shenja alergjie tek fëmijët.

"Shumë pluhur, jam dhe alergjike."

Nën rrezik janë dhe shtëpitë ngjitur. Banorët tregojnë se ka patur mjaft raste që gurët sa nuk u kanë hyrë në shtëpi.

Problematikën e kanë denoncuar në polici. Këta të fundit e kanë pranuar situatën, por pa paraqitur një zgjidhje konkrete, duke sjellë si argument zbatimin e projektit të rindërtimit.

Qytetarët kërkojnë të paktën vengosjen e një barriere mbrojtëse nga shembjet e mundshme pasi rruga shpesh blloket nga gurët.

"Çdo ndërtim që bëhet vihet një pengesë apo rrjetë. Duhet vënë patjetër."

Banorët janë të frikësuar nga situata e krijuar prej grumbullimit të dherave dhe interteve ndërkohë që kërkojnë nga Bashkia e Tiranës vendosjen e ligjshmërisë në zonë, pasi projektet e rindërtimit nuk mund të jenë argument për të rrezikuar jetën apo shëndetin e fëmijëve.