Zbardhet vlerësimi paraprak për Çalamanin: S'ka probleme të shëndetit mendor, Flet me gjakftohtësi për krimin
Zbardhet vlerësimi paraprak i gjendjes shëndetësore të Klodian Çalamanit. Mësohet se 38 vjeçari që vrau djalin e fqinjit vetëm 8 vjeç "Nuk ka probleme të shëndetit mendor”.
Klodian Çalamani iu nënshtrua ekzaminimit psikologjik pas dërgimit në paraburgimin e Vlorës.
Mësohet se ka shfaqur pendesë për vrasjen e 8 vjeçarit, por burimet thonë se ka folur me gjakftohtësi.
Klodian Çalamani, vrasësi i 8 vjecarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës.
38 vjeçari u transferua gjatë natës, për të qenë më i mbrojtur nga një sulm i mundshëm i familjarëve të fëmijës së vrarë ose personave të tjerë në paraburgimin e Fierit
Edhe në Vlorë, ai mbahet nën masa të rrepta sigurie
Të enjten, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 38 vjeçarin mes tensioneve dhe përplasjeve, pasi familjarët e 8 vjeçarit hynë me forcë në institucion duke kërkuar dënim me varje.
Paralelisht ata nisën një fushatë të mbledhjes së firmave të nevojshme për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.
Peticioni deri më tani ka nisur të firmoset në 5 qytete dhe sipas burimeve janë dhënë rreth 5 mijë firma.
Më 16 nëntor Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi 8 vjeçarin Mateo Vasiu në oborrin e banesës në Greçalli të Fierit, e cila vijon të ruhet nga policia si skenë krimi.
“Monstra i Fierit” nuk është i sëmurë, shtëpia e Klodian Çalamanit në Greçalli ende ruhet nga Policia
Shtëpia e Klodian Çalamanit në Greçalli të Fierit, ku ai vrau e varrosi fqinjin 8-vjeçar vazhdon të ruhet me polici. Burimet thonë se ajo konsiderohet ende skenë krimi.
Kjo llambë qëndron e ndezur që prej mbrëmjes së 16 nëntorit, kur në oborr u gjet i vrarë dhe varrosur 8-vjeçari.
Duket se pas nënës së Mateo Vasiut askush nuk i ka kaluar shiritat e verdhë të policisë, që tregojnë se pas këtij gardhi ka ndodhur një krim.
Tre ditë pas vrasjes mizore të fëmijës, jeta në fshatin Greçalli duket se ka ndaluar.
Klodian Çalamani prej mbrëmjes së të enjtes mbahet i izoluar në paraburgimin e Vlorës nën masa të rrepta sigurie.
Të premten ai ka pranuar ushqimin dhe në një moment ka shfaqur pendesë për vrasjen e fqinjit 8-vjeçar, por gjithçka mësohet se e shpreh me gjakftohtësi.
38-vjeçari i është nënshtruar ekzaminimit nga psikologia e burgut, e cila sipas burimeve ka dalë në përfundimin paraprak se Klodian Çalamani nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Megjithatë në vijim ai do të dalë para një komisioni të posaçëm mjekësh psikiatër.
Të enjten, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 38 vjeçarin mes tensioneve dhe përplasjeve, pasi familjarët e 8 vjeçarit hynë me forcë në institucion duke kërkuar dënim me varje.
Paralelisht ata nisën një fushatë të mbledhjes së firmave të nevojshme për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.
