Zhduket në mënyrë misterioze 28-vjeçari nga Erseka, familja vjen me urgjencë nga Amerika, asnjë lajm prej dy javësh

Një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur në mënyrë misterioze. Sherif Mukaj, banor i fshatit Starje është parë për herë të fundit më datë 1 nëntor dhe prej asaj dite për fatin e tij nuk dihet asgjë.

Sherif Mukaj, 28 vjeç, personi që shikoni në këtë foto është zhdukur në mënyrë misterioze prej 1 nëntorit.

I riu, është parë për herë të fundit në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë dhe prej asaj ditë për fatin e tij  nuk dihet asgjë.

Sherif Mukaj, mësohet se kishte lënë në kartën e identitetit dhe një telefon celular në një makinën e tij dhe më pas ka humbur çdo gjurmë.

Prindërit e 28-vjeçarit mësohet se jetonin në Amerikë dhe pasi nuk kanë mundur të lidhen me të birin për 8 ditë me radhë, babai i tij është kthyer nga Amerika dhe ka bërë denoncim në Polici.

Sipas deklaratave të babait, Sherif Mukaj, nuk e kishte vënë në dijeni për probleme apo konflikte, çka e shton misterin e zhdukjes së të riut.

Policia mësohet ka kryer kontrolle dhe po bën verifikime për rastin, por deri më tani burimet thonë se nuk kanë gjetur asgnjë gjurmë të 28 vjeçarit.

Si ndihmë për hetimin, grupi hetimor ka në dorë edhe telefonin e të riut, i cili do ti nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar personat e fundit me të cilët ai ka kontaktuar dhe nëse ka marrë kërcënime.

Paralelisht, emri dhe fotografia e Sherif Mukajt mësohet se është dërguar edhe pikave të kalimit kufitar në të gjithë vendin për të verifikuar nësë ai ka dalë nga Shqipëria.

Por as këto veprime hetimore nuk e kanë shuar misterin e zhdukjes së 28-vjeçarit nga Erseka.