Përfaqësuesi i ONM-së mbështet zgjatjen e afatit të organeve të Vetting-ut: Iniciativë e rëndësishme

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) mbështet zgjatjen e afatit të organeve të Vetting-ut.

Përfaqësuesi i ONM-së, Maciej Popowski, ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku u shpreh se ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë.

ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar.Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. "- tha ai.

Popowski ka nënvizuar se procesi do të bëhet nën monitorimin e ONM.

"Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht.

Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione."- tha ai.