Aksident në Rrugën e Arbrit, makina e Rrugores përplaset me veturën, plagosen polici e qytetari
Një aksident i rëndë u shënua, Bulqizë-Shupenzë, pjesë e Rrugës së Arbrit, ku u përplasën një automjet i Policisë Rrugore me një tjetër makinë.
Goditja mes mjeteve ka qenë e fortë siç tregojnë këto pamje, ndërsa shkaqet e përplasjes ende nuk janë të qarta.
Për pasojë efektivi i Policisë Rrugore Selami Lusha dhe qytetari Zenel Murra mbetën të plagosur rëndë.
"Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip 'Benz', me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital" njofton policia.
Ata janë dërguar në Spitalin e Dibrës për trajtim mjekësor.
Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

