Nga Shkodra në Fier për të firmosur peticionin e dënimit me vdekje: Mua më vranë gruan e djalin 3 vjeç. Viktima të serialit killer Sadik Kuniqi
Ka udhëtuar nga Shkodra drejt Fierit për të firmosur peticionin për kthimin e dënimit me vdekje për autorë të cilët kryejnë krime të rënda.
Çesk Simoni e ka ende plagë zemrën kur kujton dramën që ka përjetuar 20 vite më parë.
Ishte Mars i vitit 2002 Kuniqi shkoi në shtëpinë mikut të tij, Çesk Simoni. Vrau bashkëshorten Mirën së bashku me djalin vetëm 3 vjeç Xhekun.
Çesku thotë se është gati të solidarizohet me çdo formë që familja e Mateo Vasia do të marrë për të kthyer dënimin me vdekje.
“Më ka ndodhur dhe mua. Sa herë që ndodhin ngjarje të tilla e përkujtoj me dhimbje. Më mbytën gruan dhe djalin 3 vjeç në krevat në 2002. Bën 20 vite. Çdo viktimë fëmije e përjetoj. E kanë bërë modë. Përsëriten e shteti vetëm vjedh. E ka bërë "big brother" parlamentin. Duhet të dënojë ligji”
Historia e vrasësit serial shokoi mbarë shoqërinë dhe në vitin 2002 tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë me vrasjet e tij. Sadik Kuniqinë 2002, vrau katër vetë ndërsa në banesë iu gjet një listë ku kishte shkruar emrat e 33 personave që do të ekzekutonte.
