Në burg për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, Fredi Rrushi dhe i vëllai kërkojnë lirinë në Apel: Asnjë lidhje me ngjarjen

Fredi Rrushi, i dyshuari për vrasjen e shokut të tij, biznesmenit Rruzhdi Hoxha kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.

Rrushi argumenton se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe për këtë arsye kërkon që të lërë qelinë.

Në ankimin e bërë, Fredi Rrushi thekson se me 43-vjeçarin kanë qenë shokë dhe s'ka pasur asnjë arsye për të kryer krimin.

Lirim në Apel ka kërkuar edhe vëllai i tij Pajtim Rrushi, duke mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Gjykata e Aplit ende nuk ka caktuar datë  se kur do të mbahet seanca.