Skandali në Sarandë, arrestohet tutori i 13-vjeçares dhe klienti polic

Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një vajze të mitur është zbuluar në Sarandë ndërkohë që i përfshirë rezulton edhe kryeinspektori i policisë Petraq Rako. Oficeri 63-vjeçar u arrestua në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën 13-vjeçare, e cila shfytëzohej për prostitucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi. Ky aktivitet kriminal sipas hetimeve ka vijuar prej muajsh

Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual me fëmijët ka tronditur vendin pas arrestimit të kryeinspektorit të policisë ne Konispol Petraq Rako 63 vjeç, i cili është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare.

E mitura mësohet se shfytëzohej seksualisht prej disa kohësh nga 62-vjeçari Stefan Koloi, ndërsa aktiviteti kriminal kryhej në një lokal që ishte përshtatur edhe për prostitucion.

Policia prej një muaji kishte marrë informacion përshfytëzimin e të miturës nga Stefan Koloi ndërsa gjatë operacionit u zbulua edhe implikimi i kryeinspektorit Petraq Rako, i cili u kap në ambientin e Koloit duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Mësohet se vajza shfytëzohej me qëllim përfitimin e vlerave monetare nga 62-vjeçari, Stefan Koloi.

Skandali në Sarandë, arrestohet tutori i 13-vjeçares dhe
Petraq Rako

"E ka mbyllur ai, nuk punon në lokal. Vetëm këtu vinte e pastronte dhe ikte."

Në harkun kohor të një muaji në vendin tonë janë shënuar raste dramatike të abuzimit e deri tek vrasja e fëmijëve, ku më e rënda ishte vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiut nga Klodian Çalamani në Fier.

Tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Libohovë ku u zbulua se një 16-vjeçare abuzohej prej 4 vitesh seksualisht nga një i afërm i saj.

Ndërsa në Pogradec u arrestua 59-vjeçari Adriatik Haxhillari, me detyrë drejtor shkolle në fshatin Stropckë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.