Shteti fajtor për krimin e Fierit, juristët e ekspertët flasin në “Drejt”
Në emisionin “Drejt” të së enjtes, 18 nentor, juristët dhe ekspertët e kriminalistikës u shprehën se ngjarja e Fierit është pasojë e mosfunksionimit të shtetit dhe mekanizmave të shoqërisë. Jordan Daci tha se Shqipëria ka dënime të ashpra por paralajmëroi se ngjarje të tilla mund të përsëriten. Në emision u diskutua edhe për fenomenin e pastrimit të parave.
Përtej dështimit të sistemit të drejtësisë, ngjarjen e rëndë të Fierit ku humbi jetën një 8 vjeçar, juristët dhe ekspertët e kriminalistikës e shohin si dështim të të gjithë mekanizmave të shtetit dhe shoqërisë.
Në emisionin “Drejt” në RTV Ora me moderator Luan Ramën, avokatët Besnik Muçi dhe Jordan Daci thanë se Shqipëria ka ligje të ashpra por për shkak të mosfunksionimit të shtetit ngjarje të tilla rrezikojnë të përsëriten.
Për ekspertët e kriminalistikës dhe ekonomisë rol të madh në parandalimin e këtyre ngjarjeve kanë institucionet arsimore, ato të kujdesit social dhe sigurisht familja.
Pjesë e diskutimeve në emisionin e të enjtes ishte dhe fenomeni i pastrimit të parave, ku Besnik Muçi, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Moneyval, një mekanizëm i Këshillit Evropian kundër pastrimit të parave, tha se në këtë krim angazhohen ekspertët më të mirë.
Për ekspertin e ekonomisë, Pano Soko ky fenomen është aq masiv saqë nëse ndërpritet ekonomia shkon në kolaps.
Pastrimi i parave është kthyer në industri të mirëfilltë të ekonomisë. Në momentin që do të ndërpritej ekonomia shqiptare do të kolapsohej mendoj" tha Soko.
Shikoni videon e emisionit te plote
