Vlorë, 54-vjeçari arrestohet pas denoncimit të mbesës për ngacmim seksual
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2021, 11:02
Një 54-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pas denoncimit të mbesës së tij të mitur.
Në një njoftimin për media, policia thotë se "pecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

