Çamëria përplas Metën me Greqinë, mediat helene: Ambasada i ka kërkuar shpjegim urgjent. MPJ: S'dimë gjë

Sipas mediave greke, autoritete helene i kanë kërkuara shpjegime urgjente Presidentit Meta për pjesëmarrjen e tij në ekspozitën për Çamërinë në ambjetet e jashtme të institucionit. Por Presidenca, edhe pse nuk pohon që ka patur një komunikim zyrtar me fqinjët tanë, nëpërmjet një reagimi për mediat shqiptare shprehet se për veprimet dhe qëndrimet e tij, Kreu i Shtetit jep llogari në Kuvend dhe jo para ambasadorëve të huaj.

Çamëria vijon të mbetet një temë e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pjesëmarrja e kreut të Shteti Ilir Meta në ekspozitën për Çamërinë, e vendosur në ambjentet e jashtme të Presidencës, ka shkaktuar pakënaqësi në shtetin fqinj.

Sipas mediave të shtetit helen, autoritetet greke i kanë kërkuar shpjegime urgjente zyrës së Presidentit.

Edhe pse nuk pohon që ka patur një komunikim zyrtar me Ambasadën greke, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, nëpërmjet një reagimi për mediat, e bëri edhe një herë të qartë reagimin e Ilir Metës ndaj ndërkombëtarëve.

"Çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e Tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar". 

    

Sipas këtij reagimi, Presidenti ka marrë pjesë në ekspozitën për genocidin çam dhe pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia, me ftesë të shoqërisë civile pa interpretuar materialet e ekspozuara.

"Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan".             

Por për çdo ankesë tjetër, Presidenca fton shtetin grek që të drejtohet zyrtarisht në mënyrë diplomatike.

"Çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme".   

Por e pyetur nga Rtv Ora, Ministria e Jashtme shprehet se nuk ka dijeni për një ankesë të tillë nga shteti grek për presidentin Meta.                                                                                                       

Çamëria përplas Metën me Greqinë, mediat helene:Çamëria përplas Metën me Greqinë, mediat helene:Çamëria përplas Metën me Greqinë, mediat helene:Çamëria përplas Metën me Greqinë, mediat helene: