Poston foto nga Londra, miku i Stresit alarmon Britaninë: Si u rikthye hajduti i ekstraduar vetëm disa muaj më parë
Një 32-vjeçar i ekstraduar nga Britania e Madhe vetëm muaj më parë për të vuajtur një dënim me vjedhje jashtë vendit është kthyer sërish në Britani.
Bëhet fjalë për reperin Aleksander Vishaj i njohur edhe si Aleks Vishaj, mik i Stresit.
Ai ka postuar foto ku shihet duke jetuar në Londër.
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi atë në Gjermani në prill, por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri.
Ish-kryeinspektori i detektivëve të Met, Mick Neville tha:
"Duket se kufijtë tanë kanë më shumë vrima sesa një sitë. Pyetja është si u kthye ai këtu duke pasur parasysh historinë e tij të mëparshme. A ka kaluar Kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente false? Me siguri ai nuk do të kishte mundur të merrte një vizë për të ardhur këtu.
Ky rast shqetësues dëshmon se sa të dobët janë kufijtë e këtij vendi. Qeveria duhet të kontrollojë kufijtë tanë dhe të mbajë publikun të sigurt nga kriminelët dhe terroristët".

