Korçë/ I djegin makinën e parkuar pranë shtëpisë, pronari në polici: Nuk kam konflikt me njeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 08:54
Një automjet është djegur gjatë natës në fshatin Mborje të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30.
"Në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij" njofton policia.
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Burime për Ora News bëjnë me dije se mjeti i është djegur shtetasit Arjel Cene nga Mborje. Në polici ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

