Kapja e shtetit nga bizneset, Basha: Duhet vetting në politikë, buxheti 2022 me thela për oligarkët dhe thërrime për qytetarët
Presioni i kapjes së shtetit nga bizneset në Shqipëri është më i larti në rajon, sipas një raporti të fundit të SELDI- rrjeti i Europës Juglindore për Lidership, Zhvillim dhe Integritet.
Referuar këtij raporti kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se zgjidhja është vettingu në politikë për të bërë të mundur pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që duke abuzuar me pushtetin kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.
Basha: Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve.
Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vetting në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që duke abuzuar me pushtetin kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.
"Cigarja" Nga Fadil Kraja
18 Nëntor, 09:14
Presioni i kapjes së shtetit nga bizneset në vend vlerësohet me 50 pikë, shumë më i lartë sesa vendet e tjera të rajonit. Shteti i dytë pas nesh është Kosova, që e ka treguesin 27, ndërsa më të ulët e ka Mali i Zi në 16.
Sipas raportit, presioni i kapjes së shtetit të biznesit përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional.
Edhe për treguesin tjetër, mundësuesit e kapjes së shtetit, që përfshijnë faktorë institucionalë dhe mjedisorë në nivel kombëtar, Shqipëria ka nivelin më të lartë me 45 pikë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. Në këtë indikator diferenca nuk është shumë e lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Më i ulët është në Kosovë dhe mal të Zi (39).
Sipas raportit, diagnostikimi i Vlerësimit të Kapjes së Shtetit i SELDI-it (SCAD) në Ballkanin Perëndimor ka zbuluar se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme të kapjes së shtetit.
Presioni i kapjes së shtetit në rajon mbetet ende në nivele të larta.
Rezultatet tregojnë se asnjë nga vendet nuk është afër kapjes së plotë të shtetit, por ka cenime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe të ekuilibrave demokratikë dhe ekonomikë.

