Ekipet e Milanos “blindojnë” yjet. Nga Ibra, Brozoviç, Romagnoli e Skriniar
Zlatan Ibrahimoviç i cili ka një kontratë deri në Qershor të 2022 mësohet se është shumë pranë një akord edhe për një tjetër sezon me Milanin me objektiv titullin në Serinë A por edhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit në dimrin e ardhshëm.
Gjithashtu për Maldinin ka fluks të madh pune edhe me lojtarët e tjerë pasi krahas Kessie që po bën rezistencë, Theo Hernandez, Romagnoli dhe Calabria kanë shprehur dëshirën për të zgjatur kontratat e tyre.
Në spondën tjetër të Milanos, në atë zikaltër prioritet pas rinovimit të Barellas është ai me Brozoviç. Kroati është lojtari kyç në mesfushë dhe drejtuesit kanë patur dje një takim paraprak me përfaqësuesit e lojtarit. Siç mësohet, Brozoviç kërkon 8 mln Euro në sezon ndërsa Marotta shtyn deri në 7 mln Euro bashkë me bonuset dhe një kontratë 3-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit të katërt. Palët do të takohen sërish ndërsa pas tij do të jetë radha e Di Marcos dhe Skriniar. Me këta të fundit është situate me e lehtë pasi janë të predispozuar të qëndrojnë pavarësisht interesimeve nga jashtë. Ora News/.
