Rriten temperaturat, disa nis me shi por orët e pasdites...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2021, 08:00
Vranësira dhe shira të përkohshëm do të jenë prezente në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira të shpeshta por pa reshje paraqitet moti në zonat malore verilindore.
Orët e pasdites do të sjellin përmirësim gradual të motit duke bërë që i gjithë vendi të ndikohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2–3 ballë.

