Gjyqtari i parë homoseksual në Indi?
Një panel i Gjykatës së Lartë në Indi ka rekomanduar emrin e një avokati homoseksual, për të qenë gjyqtar në atë që përshkruhet si një "një moment historik" për të drejtat LGBTQ.
Komisioni i gjykatës së lartë, një komitet i kryesuar nga kryetari i drejtësisë së vendit, ka propozuar që Saurabh Kirpal të bëhet gjyqtar i Gjykatës së Lartë në Delhi, Indi.
Procesi i emërimit të një gjyqtari në Indi përfshin rekomandime nga komisioni, i ndjekur nga një miratim zyrtar nga qeveria federale, shkruan BBC.
Mediet e huaja raportojnë se besohet se qeveria e kryeministrit, Narendra Modi ka të ngjarë të pranojë emrin e Kirpal, në javët e ardhshme.
Në vitin 2018, Gjykata e Lartë dekriminalizoi seksin homoseksual, një vendim historik i cili u pa si një fitore e madhe për komunitetitn LGBTQ të vendit.


