Linja elektrike pëson defekt, 7 fshatra në Lezhe mbeten pa drita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 18:24
Shtatë fshatra në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi linja që furnizon këtë zonë ka pasur një defekt.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se linja që furnizon me energji elektrike nënstacionin e Lezhës ka pësuar defekt në lagjen ‘Nënë Tereza’ në Lezhë, e për pasojë fshatrat kanë mbetur pa drita.
Mësohet se në zonë janë vendosur ekipet e përkatëse dhe po punojnë për rikthimin e energjisë.
