Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Topalli: Do mblidhet në datën 11! Lulzimi gënjeu, demokratët janë te “Foltorja”
Kreu i PD-së, Lulzim Basha njoftoi në mbledhjen e kryesisë së partisë, ditën e sotme se Kuvendi Legjitim i PD-së do të mblidhet më 18 dhjetor.
Sipas Bashës, Kuvendi i thirrur nga Berisha në 11 dhjetor nuk është legjitim dhe se ai si kryetar partie do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas njoftimit të Bashës duke risjellë në vëmendje bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 nga kreu i PD.
Topalli, përmes një statusi në Facebook shprehet se "Basha sot kujtoi rrenën se do të kishte zgjedhje lokale më 13 tetor 2019, meqë bojkotoi ato të datës 30."
Por sipas Topallit, kur Kuvendi thirret nga anëtarësia dhe depozitohen firmat sipas statutit, çdo thirrje tjetër për Kuvend ezaurohet.
Prandaj, sipas saj, Kuvendi do të mblidhet më 11 dhjetor ashtu si dhe është njoftuar më herët dhe jo në datën që Basha bëri publike pak më parë, pasi ka qenë anëtarësia ajo që ka vendosur mbledhjen e këtij Kuvendi dhe do të përmbushet vullneti i shumicës së delegatëve.
Reagimi i plotë:
"Lulzimi sot na kujtoi rrenen se do kete zgjedhje lokale me 13 Tetor 2019 meqe ai bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 Qershorit te 2019!
Kur Kuvendi thirret nga anetaresia dhe depozitohen firmat e thirrjes se Kuvendit sipas statutit , ezaurohet cdo thirrje tjeter per Kuvend.
Njelloj si per zgjedhjet politike. Kur zgjedhjet parlamentare apo lokale thirren sipas Kushtetutes askush nuk mund t’i shtyje ata e te ndryshoje nismetaret.
E provoi ne zgjedhjet lokale, kur Lulezimi bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019.
Njelloj si sot, ai i tha demokrateve se kishin fituar dhe se zgjedhjet do behen me 13 Tetor 2019.
Por sot nuk e beson me kush. Pasi ka humbur 5 here ne cdo zgjedhje ai eshte vetem. Demokratet jane tek Foltorja.
Koha vertetoi se Lulzimi genjeu. Me 13 Tetor nuk ndodhi asgje. Nuk pati zgjedhje.
Komisioni i Venecias njohi zgjedhjet e 30 Qershorit ku Lulzimi nuk mori pjese, dhe hodhi poshte 13 Tetorin si te paligjshem.
Njelloj eshte me Kuvendin Kombetar.
Luli e Bojkotoi anetaresine e demokrateve ,sic bojkotoi me 30 qershor zgjedhjet lokale.
Por anetaresia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa lulzimin.
Dhe Kuvendi sipas vullnetit te shumices se delegateve do mblidhet me 11 Dhjetor.
Cdo spekullim tjeter eshte si rrena e Lulzimit se do kete zgjedhje lokale ale me 13 tetor
2 )Kur thirret Kuvendi , Kryesia nuk ka me as kompetenca as tager. Cdo mbledhje e saj eshte ilegjitime.
Cdo vendim i saj eshte nul."

