Zjarr i madh në Lezhë, flakët rrezikojnë banesat, alarmohen banorët
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 18:12
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë shkurre dhe ferra në zonën e Tales në Lezhë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se flakët e favorizuara nga era i janë afruar banesave duke vënë në alarm banorët.
Mësohet se zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga banorë të zonës kanë ndërhyre për të vënë nën kontroll flakët që po përhapen me shpejtësi.
