Nga sot të pa vaksinuarit nuk mund të hyjnë në lokalet e Maqedonisë së Veriut nëse nuk kanë Green Pass

Nga sot qytetarët në Maqedoninë e Veriut mund të futen në lokale vetëm  nëse janë të pajisur me certifikatë vaksinimi.

Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e  përhapjes së infeksionit me  Covid-19.

Duke filluar nga dita e sotme, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave, shkruan Alsat.

“Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga 15 nëntori 2021 për të hyrë në objekte të mbyllura është e nevojshme të keni certifikatë për imunizim të plotë, përkatësisht të tregoni dokumentin se keni marrë dy doza të vaksinave kundër virusit korona. Ose duhet të posedoni vërtetim që dëshmon se keni kaluar infeksionin me Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.