Shpërthimi i makinës para spitalit në Liverpool, arrestohen 3 persona

Oficerët e anti-terrorit arrestuan tre persona pas shpërthimit të një makine jashtë një spitalin në Liverpool, Angli veriore.

Nga shpërthimi mbeti i vdekur një person, ndërsa një tjetër u plagos, tha policia, duke shtuar se janë duke kryer hetimet.

Shpërthimi ndodhi të dielën, 14 nëntor.

Sipas policisë, pasagjeri që ndodhej në makinë  është shpallur  i vdekur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili gjithashtu, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të qendrueshme.

Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel , ha në një postim në Twitter se  është duke u përditësuar rregullisht për incidentin.

Tre burra, 29, 26 dhe 21 vjeç,  u arrestuan në zonën e Kensington të qytetit, tha policia në një deklaratë.

Nga hetimet policia kuptoi se makina e përfshirë nga flakët  ishte një taksi që ndaloi para spitalit, pak para se të ndodhte shpërthimi.

Megjithatë, policia thotë  se shpërthimi nuk është shpallur një incident terrorist në këtë fazë.