Andoni: VV vendosi objektiva shumë të larta për këto zgjedhje. Problem pjesëmarrja e ulët



Në Kosovë qytetarët i janë drejtuar sot kutive të votimit për kryetarët e 21 komunave. Deri më tani janë numëruar rreth 80% e votave, ndërkohë që në Prishtinë Lëvizja Demokratike ka shpallur fitoren.

Zgjedhjet komunale në Kosovë, janë komentuar nga analisti Ben Andoni, i cili në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje e cila deri më tani s’ka marrë asnjë komunë, vendosi objektiva shumë të larta.  

Ben Andoni: Humbjet në hapësirën e Kosovës e tregojnë problemin shumë të madh. VV nuk ka mundur dot të tregojë pushtetin e vet. Besoj se e ka penguar konfuzioni, objektivat shumë të larta që ata vendosën. Ndërkohë dy partitë e opozitës, PDK që u godit jashtëzakonisht nga largimi i njerëzve të saj dhe LDK nga përçarje shumë të mëdha nuk humbën kohë, por filluan të mendonin për sfidat e ardhshme.

Më tej shprehet se në këto zgjedhje problem ishte pjesëmarrja e vogël e votuesve.

Ben Andoni: Çfarëdo që të thuhet për zgjedhjet e Kosovës, për mua problemi më i madh është pjesëmarrja në zgjedhje.