Vitia pranon humbjen në zgjedhje: Prishtina e ka kryetarin e ri, është Përparim Rama

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka pranuar humbjen në zgjedhjet komunale të Kosovës.

Në një konferencë për mediat, Vitia u shpreh se Prishtina tashmë e ka kryetarin e ri, Pëparim Ramën.

“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. E falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotëri Ramën… Prishtinës i dëshiroj sukses dhe të gjitha të mirat. Personalisht unë dhe VV-ja do të jemi krahë në cdo process që është në intetresin e qytetarëve. Do të bëjmë më të mirën për Prishtinën,” u shpreh Vitia.