Sulmohet kryetari i Komunës së Kamenicës, Kastrati tregon emrat: Më dëmtuan makinën

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona.

Në një deklaratë që ka bërë për mediat e Kosovës, Kastrati është shprehur se disa persona e kanë zënë në pritë në Karaçevë

“Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu sulmin, pastaj kish ndodh edhe një sulm tjetër pas një ore,”- ka thënë Kastrati.

Ndërkohë lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar,”- tha ai.