PDK shpallet fituese në Prizren, Krasniqi: Populli i ka kthyer shpinën Albin Kurtit
Ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Prizrenit, ku fituese ka dalë PDK.
Kryetari i PDK Memli Krasniqi, ka shpallur fitoren e këtij subjekti politik në Prizren, ndërsa ka treguar se kjo forcë politike ka fituar edhe në Vushtri, Dragash dhe Kaçanik.
Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit.
“ Në komuna të tjera ende janë votat duke u numëruar. Bazuar në këto rezultate, në emër të PDK-së dëshiroj të shpallë fitoren në Prizren. Fituam në Prizren, fituam në Vushtrri, fituam në Kaçanik, fituam në Dragash, fituam në nëntë komuna të Kosovës. E ardhmja e qytetarëve tonë do të jetë në duar të sigurta, pas këtyre zgjedhjeve tashmë skena politike në Kosovës. Nuk ka më politikë dominuese, populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, sepse populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën e modelit të udhëheqjes nga një njeri”, ka shtuar më tej ai.
