Covid-19, Filipçe paralajmëron masa të tjera kufizuese në Maqedoninë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2021, 16:40
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar masa të reja kufizuese për përhapjen e Covid-19.
Në një intervistë për mediat e Kosovës, ai thotë se masat fillimisht do të zbatohen nga personat e pavaksinuar.
“Gjatë javës së ardhshme do të diskutojmë për masat e tjera të mundshme shtesë kufizuese që do të zbatohen fillimisht për qytetarët e pavaksinuar, duke qenë se tashmë barra më e madhe në sistemin spitalor janë pacientët e pavaksinuar ose zgjerimi i kritereve të hyrjes me të paktën dy vaksina të marra, domethënë imunizimi i plotë për vende të tjera, ngjarje”, thotë Filipçe.
