LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetar Përparim Rama

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar zgjedhjet në Prishtinë. Kryetari i ri i Prishtinës është zgjedhur Përparim Rama.

Rama mori 40 mijë e 658 vota, ose 51,07% të votave. Ndërkohë që Arben Vitia i VV-së mori 38 mijë e 958 vota, apo 48.93% të votave.

Në një konferencë për media, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i  ka uruar fitoren Ramës.  

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë Arben Vitia ka pranuar humbjen në zgjedhje.