Albin Kurti në "referendum", Prishtina dhe Prizreni vendimtare
Në Kosovë votohet sot për kryetarët e 21 komunave, përfshirë Prishtinën, që kryeministri Albin Kurti e quan komunën qelizë të Republikës. Lëvizja e tij Vetëvendosje nuk fitoi gara për kryetar në raundin e parë dhe partitë e tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja po tentojnë të përsëritin sukseset e 17 tetorit.
Kosova ka hapur qendrat e votimit në 21 komunat ku nuk janë përcaktuar ende kryetarët e rinj.
E diela është dita e balotazheve mes dy kandidatëve më të votuar në garën fillestare të 17 tetorit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka njohur 1,2 milionë qytetarëve të drejtën e votës.
“Ju njoftoj se tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet në 21 komunat ku po mbahet raundi i dytë. Numri i qendrave të votimit ku ka filluar procesi i votimit është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime.”
Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, PDK-së dhe AAK-së garojnë në Gjakovë, Gjilan, Fushë-Kosovë, Prizren dhe në 17 komuna të tjera.
Një betejë e paparashikueshme politike po zhvillohet në kryekomunën e Prishtinës, ku garojnë Arben Vitia me Vetëvendosjen dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
"Dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin tonë. Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë prandaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit. Bëj ftesë që masivisht te gjithë bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojmë demokracinë, e të japim shembull ashtu siç kemi dhënë këto vitet e kaluara."
“Unë sapo votova në këtë ditë të nëntorit, në këtë ditë fantastike me diell, ditë e mrekullueshme, ditë e mirë për Prishtinën, kohërat e mira, të bukura për të gjithë qytetarët e Prishtinës po vinë. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë këtë rast për transformimin e bukur te merituar të qytetit tonë për të gjithë.”
Përfundon procesi i legalizimit në bashkinë Pustec
13 Nëntor, 22:42
Kryetarët e partive të mëdha dolën në terren të votojnë dhe për t'i nxitur qytetarët të marrin pjesë masivisht.
“Unë si qytetar i Republikës dhe banor i kryeqytetit posa vota dhe posa e ushtrova të drejtën demokratike për të zgjedhur për kryetarin e komunës që do të qeverisë në katër vjetët në vijim. Komuna është shumë e rëndësishme, në njërën anë është publikja e lagjes dhe në anën tjetër është gjithashtu edhe qeliza e Republikës, andaj i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë mundësinë ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre nëpërmjet udhëheqësve që zgjedhin sot. Moti është i bukur dhe pa të reshura, andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme, mekanizmat shtetërorë do të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit me respektim të ligjit dhe zbatim të rregullave. Më 14 nëntor, sot mund të themi se e përmbyllim një vit të suksesshëm dhe të mirë elektoral. Kosova ka dëshmuar se është një shtet demokratik në të cilin respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe ku ata në mënyrë të lirë dhe ndershme zgjedhin ata të cilët do zgjedhin në vijim për neve.”
“Është ditë e demokracisë, është ditë e festës, është ditë ku vendimmarrja kalon te qytetarët tanë aty ku e ka vendin gjithmonë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mbarë e mirë. Shpresoj që ky proces të ruaj standardin e lartë që e kemi ndërtuar tash e sa kohë, në këtë standard të letë të ndërtuar tash e sa kohë fitues janë të gjithë, fitues është Kosova.”
"Raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm sesa raundi i parë. Duke mosvotuar e ndëshkojmë veten për shkak se përgjatë katër viteve që do të vijnë do të jetojmë me rezultatin, me nivelin, me kualitetin e jetës ose të qeverisjes që ka ndikim direkt në jetën tonë. Ju lutem votoni të gjithë", tha ai.
Në raundin e parë, votuesit zgjodhën kuvendet dhe 17 krerë komunash, duke nxjerrë më të fituarit kandidatët e Partisë Demokratike dhe LDK-së.
Lëvizja Vetëvendosja, pasi nuk arriti asnjë fitore në raundin e parë, e mban shpresën te 12 komuna aktualisht, ndërsa si në tetor, edhe të dielën nuk pati incidente gjatë garave për qeverisjen lokale.

