Grabiti 250 mijë dollarë dhe u zhduk për 52 vite, policia identifikon autorin e grabitjes famëkeqe në SHBA

Pas një kërkimi 52-vjeçar është identifikuar i arratisuri, që qëndron pas grabitjeve më famëkeqe të bankave në Amerikë, kanë njoftuar zyrtarët.

Ted Conrad punonte si arkëtar në "Society National Bank" në Ohio, kur grabiti punëdhënësin e tij në korrik të vitit 1969.

Ai u zhduk aso kohe me 215,000 dollarë, që sot kanë një vlerë prej 1.7 milionë dollarësh.

BBC raporton se autori i grabitjes ka humbur jetën në maj të këtij viti nga kanceri në mushkëri. Ai  ishte vetëm 20 vjeç kur kreu grabitjen.