Kush është Përparim Rama, kryetari i ri i Prishtinës
Lidhja Demokratike e Kosovës shpalli fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Prishtinës. Kur janë numëruar të gjitha votat e hedhura të dielën, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i kësaj partie, Përparim Rama, kryeson me mbi 51 për qind ndërsa kandidati i lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka fituar 49 për qind të votave.
Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.
Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976.
Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë.
Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele.
Vetevendosje pranon humbjen
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia i ka uruar kandidatit të LDK-së, Përparim Rama fitoren në kryeqytet.
Vitia gjatë një konferencë për medie ka pranuar humbjen dhe i ka uruar Ramës fitoren në Komunën e Prishtinës.
