Me fishekzjarre, këngë e valle, kështu e festuan simpatizantët e LDK-së fitoren e Përparim Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 07:50
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka fituar garën në Prishtinë, duke mposhtur ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje.
Qytetarë dhe simpatizantë të kësaj partie kanë festuar në sheshet e kryeqytetit të Kosovës.
Pasi ka mbajtur një konferencë për media me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, edhe Rama i është bashkuar festës së simpatizantëve të tij dhe partisë nën të cilën garoi në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndërsa ka festuar bashkë me shumë qytetarë që kishin dalë në shesh.
