Përfundon numërimi në Gjakovë, Ardian Gjini merr sërish drejtimin e Komunës

Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë sërish kryetar i Komunës së Gjakovës. Ai është shpallur fitues pas përfundimit të numërimit të plotë të votave.

Gjini ka qenë kandidat përballë kandidaten e VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Ai arriti të merrte 56.06% të votave, ndërsa Mimoza Kusari Lila ka 43.94%. Ky do të jetë mandati i dytë i Gjinit në Gjakovë