Covid-19 në Kosovë, 14 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë kësaj kohe janë infektuar me Covid-19 , 14 persona.

Këto shifra të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, paraqesin në Kosovë një situatë të qëndrueshme tashmë prej disa javësh në Kosovë.