Mediet greke për Klodianën: Kërcënonte se do hidhte të bijën nga ballkoni, thoshte se do vriste ish-partnerin

Ndërsa gjendja shëndetësore e mjekut okulist George Neos, pas 4  plumbave që mori më 11 nëntor nga ish-partnerja shqiptare, Klodiana Çela, me të cilën ka  një vajzë, 13 vjeçe, duket se po përmirësohet, zbulimet që dalin në dritë në lidhje me 49-vjeçaren shqiptare janë tronditëse.

Mediet greke për Klodianën: Kërcënonte se do hidhte të

Dëshmitë e të afërmve të shqipatares nxjerrin në dritë aspekte të errëta  të karakterit të saj.

Mesa duket artistja kishte në plan të rrëmbente vajzën e saj në Shqipëri, plan i cili u anulua kur u zbulua nga policia, raportojnë mediet greke.

Sipas televizionit "Mega", katër vite më parë, mjeku kishte denoncuar 49-vjeçaren, pasi Klodiana nuk kishte kthyer në kohë te i ati të bijën, të cilën e  kishte marrë për të kaluar fundjavën bashkë.

Sipas medies greke, në momentin kur policët gjetën vendndodhjen e Klodianës, për t'i marrë të bijën, pas denoncimit të bërë nga mjeku, shqiptarja kërcënoi policët  se do ta hidhte vogëlushen nga ballkoni i apartamentit, ku jetonte.

Mediet greke për Klodianën: Kërcënonte se do hidhte të

Pas shumë orësh negociatash, policia u largua, ndërsa 49-vjeçarja u arratis me të bijën me makinë, drejt Shqipërisë.

Por plani i saj u anulua sërish për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor të vajzës, e cila duhej të transportohej me urgjencë në spital.

Me rritjen e numrit të dëshmive që e cilësojnë Klodianën si një person problematik, një grua tjetër foli për televizionin "Star" dhe pohoi se 49-vjeçarja i kishte rrëfyer se po mendonte të vriste doktorin.

“Kam folur me të 1.5 muaj më parë, më tha se gjoja doktori e  kishte lënë shtatzënë, pasi  e kishte përdhunuar dhe se mendonte ta vriste. Natën e 29 tetorit kemi folur me kamer në telefon”, tha gruaja për televizionin grek.

Sipas "Star", mjeku iu nënshtrua dy operacioneve, që zgjatën tetë orë, në fshikëzën, zorrën e hollë dhe gjoksin./ORA News/