Mustafa: Opozita u tërhoq nga mocioni i mosbesimit për Zaev, shkak një parti albano-fobike
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Latif Mustafa u shpreh se partitë opozitare dhe partitë shqiptare janë nxitur dhe janë motivuar nga rezultati që nxori VMNRO në opozitë për të bërë një ndryshim tjetër në kuvendin e Maqedoninë.
Ai tha se pasi Zaev deklaroi dorëheqjen opozita u motivua dhe filloi të bënte kalkulime të mëtejshme për të bërë një shumicë të re.
Mustafa: Partitë opozitare dhe partitë shqiptare janë nxitur dhe janë motivuar nga rezultati që nxori VMNRO në opozitë për të bërë një ndryshim tjetër në kuvendin e Maqedoninë. Zaev vetëm sa e kishte lajmëruar dorëheqjen e tij vetëm nëse do të humbte Shkupi gjë që ndodhi. Pasi ai deklaroi dorëheqjen opozita u motivua dhe filloi të bënte kalkulime të mëtejshme për të bërë një shumicë të re. U mblodhën nën shkrimet e 61 deputetëve kryesisht partive opozitare. Të gjitha këto rezultuar në një foto ku u tha se është arritur një qeveri e re me 62 vota.
Ai shtoi se pas u tërhoqën votat e partisë Alternativa nga kjo nismë, për shkak të pranisë së dy votave albano-fobike dhe kundër pavarësisë së Kosovës, mocioni për Zaev ra.
Mustafa: Diskutimet u bënë në raport me 2 vota të një partie të majtë që ka tone albano-fobike dhe për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës apo marrëdhëniet me ShBA-në. Prania e kësaj partie dhe liderit të tyre bëri që të nisin diskutimet lidhur me këtë nismë. Ishte partia alternativa ajo që ndryshoi qëndrim në fillim duke u tërhequr. Kështu kjo shumicën nuk mund të funksiononte më. Tashmë kemi 60 deputetë në njërën anë dhe 60 në tjetrën. Qeveria vazhdon ta bëjë punën, por është shumë e brishtë, pasi i duhen deputetët mbi 60 për të funksionuar.
