“Luftë” për TVSH", Pesë të proceduar për protestën e fermerëve në Lushnje, policia: Bllokuan qarkullimin

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Fermerët e Myzeqesë, ditën e djeshme 12 nëntor u përplasën me policinë dhe bllokuan autostradën Lushnje-Fier, për të kërkuar nga qeveria disa ndryshime në paketën fiskalë 2022.

Ata çanë kordonin e ngritur nga blutë dhe u ulën këmbëkryq  në mes të rrugës si për të treguar hallin në të cilën ndodhen.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht 5 shtetas për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik" dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme."

Të proceduar janë shtetasit:  E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë.

Në njoftimin e policisë thuhet se këta shtetas ditën e djeshme në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut" kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.