Vlorë/ Digjet makina e parkuar brenda oborrit të shtëpisë. U spërkat me benzinë edhe 4 ditë më parë

Një makinë tip "Reno" është djegur plotësisht në lagjen "partizani" në Vlorë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se para disa ditësh makina është spërkatur me benzinë në sendile, por pa mundur  që t'i vihet flaka.

Makina e parkuar brenda oborrit të shtëpisë është djegur plotësisht ditën e sotme, 12 nëntor.

Sipas informacioneve, në datën 8 nëntor ishte spërkatur me benzinë.  

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç.

Ndërkohë makina  tip  “Reno”, ishte në pronësi të shtetases E. S,  e cila ndodhet jashtë shtetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

  •    
    Vlorë/ Digjet makina e parkuar brenda oborrit të shtëpisë. U