Shihni videon! Ky është momenti i përplasjes së aktorit Gazmend Paja me motor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 17:34
Ky është momenti kur aktori i humorin Gazmend Paja është përplasur me motorin e tij me një makinë ditën e sotme.
Në pamje shihet aktori teksa udhëton me një motor me një shpejtësi të lartë dhe totalisht në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor kalon semaforin, ndërsa makinat janë duke u kthyer majtas.
Kanë qenë disa makina që janë nisur majtas sapo është hapur semaforin, ndërsa Paja ka ardhur nga krahu i djathtë me shpejtësi mbi motor, duke u përplasur rëndë me automjetin.
Aktualisht Gazmend Paja ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
