U konfirmua në Vetting, Komisioneri kërkon rihapjen e hetimit për prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka

Komisioneri Publik e konsideron si të nevojshme rihapjen e hetimit gjyqësor për subjektin e rivlerësimit, Julian Çafka, prokuror i Gjirokastrës.
Komisioneri Publik bën me dije se ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, aktet shoqëruese të tij, si dhe një denoncim të depozituar pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë konstaton se në këtë denoncim referohen çështje të pahetuara më parë, për të cilat kërkohet një hetim i mëtejshëm.
Për këtë shkak këtij vendimi kërkohet që të lihet në fuqi ose të ndryshohet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Juljan Çafka.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka në muajin shtator.
