Fico: Rastet spitalore më së shumti nga të pa vaksinuarit, Sputnik e AstraZeneca nuk mund të kombinohen
Në një intervistë për gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, kreu i ISHP-së, Albana Fico u shpreh se rastet spitalore janë ato që u takojnë më shumë personave që nuk kanë bërë vaksinën.
Ajo theksoi se të gjithë personat që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës dhe nuk kanë reaksione të dokumentuara, mund të marrin një dozë të tretë dhe pohoi se AstraZeneca ose Sputnik, nuk mund të kombinohen me njëra-tjetrën,
Fico: Rastet spitalore janë ato që u takojnë më shumë personave që nuk kanë bërë vaksinën. Unë u bëj thirrje të gjithëve atyre që nuk kanë bërë vaksinën, që t bëjnë. Nga data 1 nëntor, pas vendimit të ekspertëve të vaksinimit, ka pasur një ndryshim në moshë për vaksinimin, duke adresuar personat 12-15 vjeç dhe ka një lëvizje për moshat 16-18 vjeç me vaksinat Pfizer. Grupet e tjera, mosha e tretë mbi 60 vjeç mund të vaksinohet. Mjafton të paraqitesh në qendrat shëndetësore ose në vendet e vaksimit me një kartë ID për të marrë vaksinën e tretë.
Të gjithë personat që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës dhe nuk kanë reaksione të dokumentuara, vetëm në këto raste mund të rivlerësohet kombinimi i vaksinave. Personat që kanë marrë AstraZeneca ose Sputnik, nuk mund të kombinohen me njëra-tjetrën, për shkak të vektorëve të përdorur në këtë rast. Në fillim kishte një entuziazëm lidhur me vaksinat dhe kërkohej se sa vaksina kemi marrë. Sot askush nuk mund të thotë se sot nuk ka një vaksinë. Kemi mbi 2.5 milionë vaksina që kanë ardhur deri më sot në vendin tonë. Furnizimi është i garantuar.
Fico shtoi se për sa kohë nuk arrihet niveli i mbrojtjes është gjithmonë rreziku i daljes së varianteve të reja, sikurse ishte Delta.
Fico: Ardhja e vaksinave dhe shpërndarja e tyre ka bërë të mundur furnizimin e qendrave shëndetësore me sasi të tyre. Ne jemi në vaksinim masiv të popullatës dhe përdorim i një flakoni, duket të kuptohet që të ndodhë ai që quhet absorbim i vaksinimit. Për sa kohë nuk arrihet niveli i mbrojtjes është gjithmonë rreziku i daljes së varianteve të reja, sikurse ishte Delta. Pra, ose do të arrijmë shifra vaksinimi, duke koordinuar strukturat shtetërore, sepse është një gjë që nuk mund të shmanget.

