Rekord droge në Itali, sekuestrohen 476 kg kokainë, në pranga shqiptari

Policia italiane ka sekuestruar 476 kg kokainë, e cilësisë mjaft e pastër.

Në pranga ka rënë një 38-vjeçar shqiptar.

Mësohet se shtetasi shqiptar ishte me dokumenta të rregullta italiane dhe banonte në provincën e Firenzes.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion, e ndarë në 400 pako.

Nëse kjo sasi kokaine do të hidhej në treg, përllogaritet se do të sillte një fitim prej 45 milionë eurosh.