Video pa koment/ "Më fal 100 lekë o teta!" Lypësi i vogël që endet nëpër rrugët e Gjirokastrës

Është vetëm 10 vjeç por nuk gëzon dot fëmijërinë si bashkëmoshatarët e tij.

Me një karrocë të mbushur plot aq sa i mbulon edhe pamjen djaloshi endet çdo ditë në rrugët e Gjirokastrës duke mbledhur gjithçka në koshat e mbeturinave për të siguruar bukën e përditshme për 4 motrat dhe vëllezërit e tjerë të cilët janë privuar gjithashtu nga e drejta e shkollimit.

"Më fal 100 lekë o teta të rujtë zoti" dëgjohet të thërrasë i vogli nëpër rrugët e qytetit.

Kjo është përditshmëria e tij dhe shumë fëmijëve të tjerë të komunitetit rom në Gjirokastrës të cilët fati i ka të dënuar të rriten para kohe.

Nuk kemi bukë thotë ai ku të vete të vjedh apo të punoj?