E zë korrenti, humb jetën 65 vjeçari në Shijak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2021, 15:29
Një 65-vjeçar në Shijak ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia bën me dije se ka ndërruar jetë shtetasi A. D. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij
“Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
