Lezhë/ Pak interes për vaksinimin e fëmijëve kundër Covid, mjeku: Pritet rritje e rasteve me ardhjen dimrit

Prej disa ditësh ka nisur edhe në Lezhë vaksinimi anti-Covid i fëmijëve mbi 12-vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Vaksina po aplikohet në të gjitha qendrat shëndetësore, por vihet re se interesi i prindërve për të vaksinuar fëmijët është mjaft i ulët.

"Ka një stepje për të vaksinuar moshën fëminore. Unë si mjek pediatër do të rekomandoja që vaksinimi i fëmijëve duhet të fillojë."

Mjeku pediatër Mark Marku thotë se periudha e dimrit mund të shoqërohet me shtim të rasteve të fëmijëve të prekur nga Covid-19 dhe vaksinimi është mjaft i domosdoshëm për tu mbrojtur nga virusi.

"Në këtë grup m oshe duhet të fillojë vaksinimi për grupe të veçanta që kanë risk dhe pastaj për të kaluar në vaksinimin e fëmijëve të vegjël mbi 12 vjeç."

Numri fëmijëve të prekur nga Covid-19 në Lezhë ka qenë i konsiderueshëm, por fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre e kanë kaluar me simptoma të lehta sëmundjen dhe nuk ka pasur fatalitete.

Në të gjithë Lezhën deri më tani janë prekur 8663 persona me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 115.

Prej disa ditësh ka nisur edhe në Lezhë vaksinimi anti-Covid i fëmijëve mbi 12-vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Vaksina po aplikohet në të gjitha qendrat shëndetësore, por vihet re se interesi i prindërve për të vaksinuar fëmijët është mjaft i ulët.

"Ka një stepje për të vaksinuar moshën fëminore. Unë si mjek pediatër do të rekomandoja që vaksinimi i fëmijëve duhet të fillojë."

Mjeku pediatër Mark Marku thotë se periudha e dimrit mund të shoqërohet me shtim të rasteve të fëmijëve të prekur nga Covid-19 dhe vaksinimi është mjaft i domosdoshëm për tu mbrojtur nga virusi.

"Në këtë grup m oshe duhet të fillojë vaksinimi për grupe të veçanta që kanë risk dhe pastaj për të kaluar në vaksinimin e fëmijëve të vegjël mbi 12 vjeç."

Numri fëmijëve të prekur nga Covid-19 në Lezhë ka qenë i konsiderueshëm, por fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre e kanë kaluar me simptoma të lehta sëmundjen dhe nuk ka pasur fatalitete.

Në të gjithë Lezhën deri më tani janë prekur 8663 persona me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 115./Ora News/