Pogradec: Ndalohet kamioni me 83 emigrantë brenda, shoferi nga Maliqi. Do merrte 1150 euro për person

Një 31-vjeçar u kap duke transportuar 83 klandestinë me një trajler nga Korça drejt Tiranës. Oligert Agolli, priste të merrte rreth 95 mijë euro nga kjo veprimtari e paligjshme, por ra në pranga në Pogradec.

Edhe trajlerat janë vënë tashmë në funksion të trafikut të klandestinëve në rrugën përmes Shqipërisë drejt BE.

Kur policia ndaloi këtë mjet në dalje të Pogradecit, prej aty dolën një nga një 83 klandestinë.

Ishin të lodhur e rraskapitur pas ditëve të tëra të rrugës së mundimshme në këmbë nga Greqia.

Në juglindje, Oligert Agolli u kishte premtuar se për një pagesë 1150 euro secilit, mund ti transportonte përmes Shqipërisë dhe ti ndihmonte të kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Por plani dështoi dhe shoferi që priste të merrte mbi 95 mijë euro vetëm në një rrugë ra në pranga.

31-vjeçari nga Maliqi u vu në pranga në kushtet e flagrancës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Përgjatë këtij viti janë shënuar disa raste të përdorimit të kamionëve për transportimin e klandestinëve.

Me  83 emigrantë të kapur vetëm në një makinë, aksioni në Pogradec është një nga operacionet më të mëdha të koduara "Perimetri".

Hetimet ndërkohë vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të kalojnë përmes Shqipërisë në rrugën drejt BE.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u përfshi në rrugën e klandestinëve drejt vendeve të BE, fluksi i emigrantëve mbetet i lartë duke riaktivizuar rrjetet e trafikut.

Pagesat që ata marrin janë të ndryshme, por variojnë nga 200 deri në 1200 euro per emigrant.

Pogradec: Ndalohet kamioni me 83 emigrantë brenda, shoferi nga Maliqi. Do

Pogradec: Ndalohet kamioni me 83 emigrantë brenda, shoferi nga Maliqi. Do

Pogradec: Ndalohet kamioni me 83 emigrantë brenda, shoferi nga Maliqi. Do