Video/ Rama nuk ndalet, bën shaka me kryeministrin holandez: Më në fund fituat Botërorin, por vetëm në Tiranë
Kryeministri holandez, Mark Rutte ditën e sotme, 10 nëntor zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama dhe më pas mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp para gazetarëve.
Mes diskutimeve për lidhjen mes homologëve nuk munguan as batutat e kryeministrit Rama.
Rama i tha kryeministrit holandez, se shqiptarët janë ndjekës të futbollit dhe ekipit të kombëtares holandeze.
Me shaka Rama i tha Rutte se në Tiranë, sot duket si kur kombëtarja holandeze ka fituar kupën e botërorit, pasi rrugët e qytetit janë mbushur me flamuj holandez.
"Shqipëria është një vend që ka shumë ndjekës të futbollit dhe kombëtares holandeze. Dhe për ta sot është një ditë shumë e veçantë, sepse flamujt holandezë janë nëpër rrugët e Tiranës gjithandej. Duket sikur më në fund e fituat kupën e botërorit, këtu në Tiranë të paktën", tha Rama.
Nga ana e tij kryeministri holandez qeshi me batutën e Ramës, duke thënë së dy shtete duhet të kenë vetëm biseda miqësore midis tyre.
/ORA News/

